Mamografi

Ti ke marrë një thirrje për mamografi

Du har fått en kallelse till mammografi - albanska

Në Suedi të gjitha femrat e moshave të caktuara thirren që të bëjnë rëntgen të gjinjve. Rëntgeni i gjinjve quhet mamografi. Ekzaminimi quhet screening (skrining). Qëllimi me screening është zbulimi i ndonjë ndryshimi që mund të aludoj në kancer gjiri. Ti mund të kesh kancerin e gjirit pa e diktuar vet. Gjasat për tu shëruar nga kanceri i gjirit shtohen nëse sëmundja zbulohet herët. Screening bashkë me mamografi pothuaj se gjithmonë zbulojnë kancerin e hershëm të gjirit por edhe parafazat e kancerit të gjirit.

Një pjesë e ndryshimeve kanceroze nuk zhvillohen asnjëherë në kancer të rrezikshëm gjiri, por kjo nuk mund të dihet paraprakisht. Prandaj të gjitha format e hershme të kancerit të gjirit trajtohen sikur të ishin të rrezikshme. Ndonjëherë screening mund të çoj deri në terapi të panevojshme ndaj kancerit të gjirit.

Ekzaminimi me mamografi bëhet shpejt. Nuk ke nevojë për përgatitje. Infermieret me arsimim të posaçëm përkujdesen për ty gjatë vizitës dhe ato e bëjnë ekzaminimin.

Në thirrjen qe e ke marrë në suedisht shkruan se ku duhet të shkosh dhe cila kohë është rezervuar për ty. Nëse nuk mundesh në atë kohë, mund ta ndërrosh kohën. Screening është vullnetare. Gjatë vizitës ke nevojë të kesh letërnjoftim. Po ashtu mund të marrësh dikë me vete për shoqëri.

To the top of the page