ANALIZË GJINEKOLOGJIKE E QELIZAVE

Ti ke marrë një ftesë për të dhënë një provë për një test gjinekologjik të qelizave

Du har fått en inbjudan till att lämna ett gynekologiskt cellprov - albanska

Në Suedi të gjitha gratë midis moshës 23 dhe 60 vjeç marrin një ftesë për të kryer një test gjinekologjik të qelizave. Duke dhënë një provë gjinekologjike të qelizave mund të mbrohesh kundër kancerit të qafës së mitrës. Shumë sëmundje zhvillohen ngadalë dhe merr shumë kohë para se të shfaqet sëmundja. Kanceri në qafën e mitrës është një sëmundje e tillë. Por me një test të thjeshtë, që kërkon vetëm disa minuta, mund të zbulohen herët ndryshimet e qelizave, para zhvillimit të kancerit. Ndryshime të tilla mund të largohen me një ndërhyrje të thjeshtë.

Gjatë 50 viteve të fundit numri i grave në Suedi, të prekur nga kanceri i grykës së mitrës, është përgjysmuar. Arsyeja e këtij përmirësimi është se ato gra kanë dhënë rregullisht prova gjinekologjike të qelizave.

Në ftesën që ke marrë në gjuhën suedeze shkruhet në cilën ambulancë/klinikë ku je e ftuar për të kryer kontrollimin si dhe ditën dhe orën e vizitës. Duhet të marrësh me vete letërnjoftimin. Mamitë me specializim do të kujdesen për ty gjatë vizitës. Prova merret nga organet gjenitale dhe nuk është e dhimbshme. Nëse dëshiron të vish në shoqëri me ndonjë person tjetër nuk ka pengesa.

Mirë se vjen!

To the top of the page