Covid-19

Vaksinimi kundër COVID-19-ës

Vaccination mot covid-19 - albanska

COVID-19-a është sëmundje ngjitëse. Vaksinimi është mënyra më efektive për të shmangur sëmurjen e rëndë ose vdekjen nga kjo sëmundje.

Person som får vaccin i armen. Fotografi.
Ju do ta merrni vaksinën përmes një injeksioni në krah.

Procesi i vaksinimit po menaxhohet në nivel rajonal. Zgjidhni rajonin në krye të faqes për të marrë më shumë informacion në lidhje me atë që aplikohet aty ku jeni.

Për vaksinimin kundër COVID-19-ës nuk ju duhet të paguani asgjë.

Është vendosni veto  nëse dëshironi të vaksinoheni ose jo.

Informacioni në tekst aplikohet për fëmijë dhe të rritur.

Du kan läsa texten på svenska här.

Si mund të vaksinohem?

Vaksina ofrohet edhe për ata që janë 12 vjeç e lartë. Fëmijet e moshes 5 vjeç e lartë mund të vaksinohen kunder Covid-19.

Edhe ata që janë duke kërkuar azil ose janë në Suedi pa një leje qëndrimi mund të vaksinohen falas. Kjo aplikohet edhe për ata që studiojnë ose punojnë në Suedi edhe pa qenë nënshtetas suedezë.

Këshillohet të vaksinoheni edhe nëse e keni kaluar tashmë COVID-19-ën.

Si kryhet vaksinimi?

Vaksinimi bëhet përmes një injeksioni në krah. Personat që janë 18 vjeç e lartë do të marrin tre ose katër injeksione. Ndërsa ata nën 18 vjeç do të marrin dy injeksione. Injeksionet do t’i merrni në kohë të ndryshme.

Bëni të gjitha injeksionet që ju ofrohen, pasi kjo do t'ju mbrojë më mirë kundër Covid-19.

Ju duhet të prisni 15 minuta pas marrjes së injeksionit. Kjo bëhet për t'u siguruar që ndjeheni mirë me shënde.

Për më tepër, ata që kanë sistem mjaft të dobët imunitar mund të kenë nevojë për një dozë shtesë të vaksinës. Mjeku juaj do të jetë ai që do të vendosë nëse do të keni nevojë për këtë.

Ju nuk mund të zgjidhni se me cilën vaksinë do të vaksinoheni.

Nëse keni pyetje lidhur me vaksinimin tuaj, drejtohuni me pyetjet personelit shëndetësor.

A mund ta bëj vaksinën nëse jam sëmurë?

Nuk duhet të vaksinoheni nëse keni temperaturë ose ndiheni i/e sëmurë. Prisni derisa të ndiheni mirë përsëri.

Si do të ndihem më pas?

Mund të keni dhimbje krahu, dhimbje koke dhe lodhje gjatë ditës së parë pas vaksinimit. Ju gjithashtu mund të keni ethe ose temperaturë, ose të ndjeni dhimbje të ligamenteve ose muskujve. Këto njihen si efekte anësore dhe janë të zakonshme te fëmijët dhe të rriturit që kanë marrë vaksinën.

Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe zhduken brenda disa ditësh.

Efekte anësore të pazakonta të vaksinimit

Miliona njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19. Efektet e rënda anësore pas vaksinimit janë shumë të rralla. Rreziku është shumë më i madh për tu sëmur rëndë me COVID-19.

Raportoni efektet anësore të pazakonta të vaksinimit

Ju mund të raportoni tek Agjencia Suedeze e Barnave nëse dyshoni se vaksina ka shkaktuar ndonjë efekt anësor. Faqja e internetit është në suedisht.

Edhe personelin shëndetësor  do të raportojë nëse dyshon se vaksina ka shkaktuar efekte anësore.

Informacioni mbi efektet e dyshuara anësore mblidhet. Më pas hetohet nëse ka ndonjë lidhje me vaksinën apo jo.

Shtatzënia dhe vaksinimi

Nëse jeni shtatzënë mund të sëmureni rëndë nga COVID-19. Vaksinimi rekomandohet për t'ju mbrojtur ju dhe fëmijën tuaj.

Shumë gra shtatzëna në botë janë vaksinuar kundër COVID-19-ës. Vaksina nuk e dëmton fetusin.

Nëse keni ndonjë pyetje flisni me maminë tuaj.

Fëmijët dhe vaksinimi

Fëmijët mund të sëmuren rëndë me Covid-19, edhe pse kjo ndodh rrallë. Prandaj, vaksinimi u ofrohet edhe fëmijëve 12 vjeç e lartë.

Edhe disa fëmijë nga mosha 5 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid-19. Kjo vlen nëse fëmija ka një sëmundje të rëndë, për shembull, sëmundje të rëndë të mushkërive. Sa i përket procedurës flisni me mjekun që trajton fëmijën.

Ata që janë nën 18 vjeç mund të kenë nevojë për miratimin e prindërve për të bërë vaksinën. Nëse dëshironi të vaksinoheni, por nuk keni një miratim, ju lutemi kontaktoni me dikë në qendrën kur ofrohet vaksinimi.

Ju që më parë keni pasur ndonjë reaksion alergjik

Flisni me një mjek nëse më parë keni pasur reaksion të rëndë alergjik për të cilin keni pasur nevojë të kërkonit kujdes mjekësor në të njëjtën ditë. Mund të jetë nga një vaksinë, medikament ose diçka që keni ngrënë.

Vaksina është nën kontroll të kujdesshëm

Vaksina kundër COVID-19-ës është kontrolluar në të njëjtën mënyrë të kujdesshme ashtu si vaksinat e tjera. Miliona të rritur dhe fëmijë e kanë marrë vaksinën dhe studiuesit i kanë studiuar efektet e saj. Vaksina është ende në studim e sipër.

Në faqen “Så fungerar vaccin (“Si funksionojnë vaksinat”), mund të lexoni dhe shihni videoklipe lidhur me vaksinat. Teksti dhe videoklipet janë në gjuhën suedeze.

Ju mund të infektoheni me Covid-19, edhe nëse jeni vaksinuar. Por pjesa më e madhe e atyre që janë vaksinuar nuk sëmuren rëndë.

To the top of the page