Vaksina kundër covid-19 për ty që je 65 vjet apo më i vjetër
Vaccination mot covid-19 för dig som är 65 år eller äldre - Skåne - albanskaThe content concerns SkåneA banon në Skåne dhe je i lindur në vitin 1956 apo më herët? Së shpejt ti do të pranosh një letër nga ordinanca e juaj. Aty shkruan se si e cakton kohën për t’u vaksinuar kundër covid-19.
Ti vet vendos a dëshiron të vaksinohesh. Vaksinimi është falas.
Kur mund të caktoj kohë?
Ti mund të caktosh kohë pasi që të marrësh letrën nga ordinanca. Të gjithë nuk e marrin letrën në të njëjtën kohë. Ti që je më i moshuari do të vaksinohesh sëpari.
Ty të dërgohet letra kur të vjen radha për të caktuar kohë. Mund të zgjas disa javë nga koha kur më të moshuarit i kanë marrë letrat e veta.
Letra do të dërgohet sipas kësaj radhitje:
- Personat që janë mbi 85 apo më të vjetër
- Personat që janë në mes 76 dhe 84 vjet
- Personat që janë në mes 70 dhe 75 vjet
- Personat që janë në mes 65 dhe 69 vjet.
Cakto kohë në ordinancën tuaj
Ti duhet të caktosh kohë për t’u vaksinuar.
Cakto në ndonjërën nga këto mënyra:
- Kyçu në 1177.se. Pastaj zgjedh ordinancën tuaj dhe përdor shërbimin online të ordinancë suaj Boka tid online. Ti duhet të posedosh letërnjoftim elektronik për tu kyçur në 1177.se, psh. bank-id. Ti nuk mund të përdorësh letërnjoftimin elektronik të dikujt tjetër.
- Telefono në ordnincën tuaj për të caktuar kohë.
Të dhënat e kontaktit për ordinancat në Skåne
Ç’lajmëroje kohën nëse sëmuresh
A po ndjehesh i sëmurë në kohën kur duhet të vaksinohesh?
Kështu mund të përgaditesh para vaksinimit
- Përgjigju në pyetje rreth shëndetit tuaj në formularin shëndetësor. Deklarata shëndetësore gjendet në letrën nga ordinanca. Deklarata shëndetësore gjendet vetëm në suedisht.
- Mere me vete deklaratën shëndetësore dhe letërnjoftimin kur të vaksinohesh. Nëse të ka humbur deklarata shëndetësore, telefonoj ordinacës dhe ata të ndihmojnë.
- Vesh rroba të përshtatshme që infermierja ta ketë lehtë të vaksinoj në krahë. Psh. një këmishë me mëngë të shkurtura.
- Eja në ordinancë në kohën e caktuar. Mos eja shumë para kohe sepse mund të bëhet grumbullim njerëzish dhe mund të përhapet covid-19.
Nëse ndjehesh i sëmurë
A po ndjehesh i sëmurë në kohën kur duhet të vaksinohesh?
Kontaktoje ordinancën tuaj dhe ç’lajmëroje kohën. Ti mund të caktosh një kohë të re për vaksinim.
Nëse përdor ilaçe për t’hollimin e gjakut
A përdor ilaçe për t’hollimin e gjakut? Atëherë ndosha duhet t’i marrësh ilaçet në një orarë tjetër nga ai që i merr zakonisht në ditën kur vaksinohesh. Kështu e zvogëlon rrezikun për gjakderdhje.
Nëse i pëdor ilaçet Eliquis, Xarelto, Pradaxa apo Lixiana
- Nëse e përdor vetëm një tabletë në ditë: Përdore tabletën dy orë para se të vaksinohesh.
- Nëse e përdor një tabletë në mëngejsë dhe një në mbrëmje: Mos e përdorë tabletën e mëngjesit në ditën e vaksinimit.
Nëse i pëdor ilaçet Trombyl, Acetylsalicylsyra, Clopidogrel, Efient, Brilique, Dipyridamol apo Diprasorin
- Përdori tabletat tuja si zakonisht.
Nëse i pëdor ilaçet Heparin, Fragmin, Innohep apo Klexane
- Nëse e përdor ilaçin në mëngjes: Atëherë përdore ilaçin dy orë pas vaksinimit.
- Nëse e përdor ilaçin në mbrëmje: Përdori ilaçet si zakonisht.
Nëse i pëdor ilaçet Waran apo Warfarin
Ti mund të vaksionohesh nëse vlera e fundit e PK-INR ka qenë më e vogël se 3. Vlera e PK-INR e mat aftësin e gjakut për kuagulim.
Nëse përdor ilaçe të tjera
A përdor ilaçe të tjera për t’hollimin e gjakut? Apo disa prej tyre që u cekën më lartë? Këshillohu me mjekun që t’i ka përshkruar ilaçet para se të vaksinohesh.
Kështu bëhet vaksinimi
Këtu mund të lexosh se si bëhet vaksinimi:
Kështu bëhet vaksinimi
Pas vaksinimit duhet të qëndrosh në ordinancë 15 minuta. Kjo është e zakonshme pas çdo vaksinimi. Gjatë kësja kohe personeli shikon se si po ndjehesh pas vaksinimit
Ti duhet të vaksinohesh dy herë
Ti duhet të vaksinoesh dy herë. Përndryshe nuk je i mbrojtur nga covid-19.
Personeli t’a cakton kohën për vaksinën e dytë. Ti e mer kohën e dytë kur të vaksinohesh herën e parë. Vaksinimi i dytë bëhet zakonisht pas disa javëve.
Zgjatë një deri në dy javë pas vaksinës së dytë deri sa të zhvillosh një mbrojtje të mirë kundër covid-19. Por ti duhet të vazhdosh t’i zbatosh rekomandimet e autoriteteve shtetrore edhe pas vaksinimit.