COVID-19

Vaksinimi kundër COVID-19-ës

Vaccination mot covid-19 - albanska

COVID-19-a është sëmundje ngjitëse. Vaksinimi është mënyra më efektive për të shmangur sëmundjen e rëndë ose vdekjen nga kjo sëmundje. Vaksinimi mund të ndihmojë edhe në uljen e përhapjes së COVID-19-ës në shoqëri. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të zgjedhin të vaksinohen.

Person som får vaccin i armen. Fotografi.
Ju e merrni vaksinën nëpërmjet një injeksioni në krah.

Procesi i vaksinimit po menaxhohet në nivel rajonal. Ju lutem, sigurohuni që të zgjidhni rajonin e duhur në pjesën e sipërme të faqes në mënyrë që të merrni informacionet e përshtatshme.

Për vaksinimin kundër COVID-19-ës nuk ju duhet të paguani asgjë.

Është zgjedhja juaj nëse dëshironi të vaksinoheni ose jo.

Du kan läsa texten på svenska här.

Kur mund të vaksinohem?

Autoriteti Suedez për Shëndetin Publik (Folkhälsomyndigheten) ka dhënë rekomandime në lidhje me radhën sipas së cilës njerëzve do t’iu ofrohet vaksinimi. Në fillim do të vaksinohen, midis të tjerëve, personat që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 65 vjeç dhe personat që punojnë në sektorin sanitar/kujdesin shëndetësor.

Të gjithë personave që janë të paktën 18 vjeç do t’u jepet mundësia të vaksinohen.

Këshillohet të vaksinoheni edhe nëse e keni kaluar tashmë COVID-19-ën.

Skåne

Vaksinimi për ty që banon në Skåne

Këtu mund të shikosh se kur mund të vaksnohesh në Skåne. Plani kohor mund të ndryshoj. Për shembull nëse ndjehet mungesë e vaksinës.

Ti nuk mun të caktosh kohë akoma për vaksinim.

Grupi 1 vaksinohet tani

Ti që banon në shtëpi pleqësh

  • Ti mund të vaksinohesh nga janari apo shkurti.
  • Ti vaksinohesh aty ku banon. 

Ti që ke shërbimin shtëpiak që të ndihmon me përkujdesjen personale

  • Ti mund të vaksinohesh në shkurt.
  • Ti do të marrësh një letër nga personeli i shërbimit shtëpiak. Në letër shkruan se si të caktosh kohë për vaksinim. Pyete shërbimin shtëpiak apo dikë që e njeh nëse ke nevojë për ndihmë që të caktosh kohë.
  • Ti vaksinohesh në ordinancë.
  • A banon me dikë që ka shërbim shtëpiak? Atëherë edhe ti mund të vaksinohesh.

Ti që ke shërbim mjeksor shtëpiak dhe ky shërbim të jepet në shtëpi

  • Ti mund të vaksinohesh nga janari apo shkurti.
  • Ti vaksinohesh aty ku banon. 
  • A banon me dikë që ka shërbim mjeksor shtëpiak? Atëherë edhe ti mund të vaksinohesh u med någon som har hemsjukvård? Då får du också vaccinera dig.

Ti që punon me mjekim dhe përkujdesje të moshuarve ose me shëndetësi emergjente

A punon me mjekim dhe përkujdesje të moshuarve? Apo punon me shëndetësi emergjente apo në ndonjë repart që prioritohet për vaksinim? Atëherë mund të vaksinohesh nga janari apo shkurti.

Përditësim 12 shkurt: Ti që punon me shëndetësi emergjente nuk mund të vaksinohesh tani për tani. Kjo për shkak të mungesës së vaksinës. Por ti mund të vaksinohesh në mars.

Grupi 2 fillon të vaksinohet nga mesi i marsit

Ti që je 65 vjet apo më i/e vjetër

  • Ti mund të vaksinohesh nga mesi i marsit.
  • Ty të dërgohet një letër në shtëpi. Në letër shkruan se si e cakton kohën për vaksinim. Ti që je më i vjetër e mer letrën më parë. Ti nuk mund të caktosh kohë pa të ardhur letra.
  • Ti vaksinohesh në ordinancë.

Ti që ke marr palcë kocke apo ndonjë organ përmes transplantimit

  • Ti mund të vaksinohesh nga mesi i marsit.
  • Ti vaksinohesh në një spital.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.
  • A banon me dikë që ka marr palcë kocke apo organ të ri? Atëherë edhe ti mund të vaksinohesh.

Ti që trajtohesh me dializë  

  • Ti mund të vaksinohesh nga mesi i marsit.
  • Ti vaksinohesh në një spital.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.
  • A bonën me dikë që mer dializë? Atëherë edhe ti mund të vaksinohesh.

Ti që mer përkrahje sipas LSS-it apo mer kompensim për asistencë personale

A ke ndonjë aftësi të kufizuar dhe mer përkrahje sipas LSS-it? Apo ke asistencë personale dhe mer kompensim për këtë?

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga prilli.
  • Ti vaksinohesh në një spital.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.

Ti që punon afër pacientëve në shëndetësi dhe përkujdesje

A punon afër pacientëve në shëndetësi dhe përkujdesje? P.sh. mund të jenë persona që marin përkrahje sipas LSS-it.

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga prilli.
  • Ti do të marësh informacione tjera se si shkon ecuria e vaksinimit.

Grupi 3 fillon vaksinimin në prill 

Ti që je në mes të 60 dhe 64 vjet 

A ke lindur në mes të viteve 1957 dhe 1961?

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga prilli.
  • Ti do të vaksinohesh në një ordinancë private me të cilën Region Skåne ka marrëveshje.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.

Ti që ke vështirësi t’i zbatosh këshillat për mos përhapjen e covid-19

Për shembull nëse je dement, ke aftësi të kufizuar apo je i pashtëpi.

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga prilli.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.

Ti që je në mes të 18 dhe 59 vjet dhe ke një rrezikë më të madh që sëmuresh rëndë

Disa sëmundje dhe gjendje bëjnë që dikush të sëmuret më shumë në rast të infektimit me covid-19. P. sh. a vuan nga diabeti, sindromi Down, apo sëmundje kardiovaskulare? Atëherë mund të kesh një rrezik më të madh se të tjerët që të sëmuresh rëndë nëse infektohesh me covid-19.

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga prilli.
  • Ti vaksinohesh në ordinancën tënde.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.

Grupi 4 fillon vaksinimin në maj

Ti që je në mes të 18 dhe 59 vjet

A je në mes 18 dhe 59 vjet? Nuk ke ndonjë rrezik të lartë që të sëmuresh rëndë?

Atëherë kjo vlenë për ty:

  • Ti mund të vaksinohesh nga mesi i majit. Do të bëhet kur të gjitha grupet tjera të jenë vaksinuar.
  • Ti do të vaksinohesh në një ordinancë private me të cilën Region Skåne ka marrëveshje.
  • Ti akoma nuk mund të caktosh kohë për vaksinim. Do vijnë informacione tjera.

Kush nuk duhet të vaksinohet?

Vaksinimi nuk këshillohet për personat që janë nën 17 vjeç. Nëse jeni shtatzënë, nuk rekomandohet të vaksinoheni.

Ju lutem, flisni me një mjek nëse keni ndonjë pyetje lidhur me atë se çfarë është e mirë për ju ose fëmijën tuaj.

Ju lutem, bisedoni me mjekun nëse keni pasur më përpara reaksione alergjike për shkak të të cilave keni pasur nevojë për ndihmë mjekësore brenda së njëjtës ditë dhe që janë shkaktuar nga një vaksinë, mjekim ose ushqim.

Si kryhet vaksinimi

Ju e merrni vaksinën nëpërmjet një injeksioni në krah. Duhet të bëni dy injeksione. Këto injeksione do t'i bëni në raste të ndryshme.

Jeni të mbrojtur deri në një farë mase pas injeksionit të parë. Një ose dy javë pas injeksionit të dytë, do të jeni të mbrojtur mjaft mirë nga COVID-19-a.

Ju keni të drejtë të merrni informacion nga punonjësit e kujdesit shëndetësor gjatë procesit të vaksinimit. Pyetini ata nëse keni ndonjë pyetje

A mund ta bëj vaksinën nëse jam sëmurë?

Ju nuk duhet të vaksinoheni nëse keni ethe ose simptoma të COVID-19-ës.

Si do të ndihem më pas?

Mund të keni dhimbje krahu, dhimbje koke dhe lodhje gjatë ditës së parë pas vaksinimit. Ju gjithashtu mund të keni ethe ose temperaturë, ose të ndjeni dhimbje të ligamenteve ose muskujve.

Shumica e komplikacioneve janë të lehta dhe zhduken brenda disa ditësh.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor do të raportojnë efektet anësore të vaksinës

Punonjësit e kujdesit shëndetësor do të raportojnë çdo efekt të dyshuar anësor të vaksinës tek Agjencia Suedeze e Produkteve Mjekësore. (në gjuhën suedeze)

Edhe ju vetë personalisht mund të plotësoni një raport nëse dyshoni se keni pësuar efekte anësore të shkaktuara nga vaksina.  (në gjuhën suedeze)

A është e sigurt vaksina?

Vaksina kundër COVID-19-ës është kontrolluar në të njëjtën mënyrë të kujdesshme sikurse edhe vaksinat e tjera. Shumë njerëz e kanë bërë vaksinën dhe hulumtuesit i kanë studiuar efektet e saj.

Hulumtues nga shumë vende kanë bashkëpunuar për të përgatitur vaksinën. Shumë vende dhe kompani nga e gjithë bota kanë investuar një shumë të madhe parash për të. Ja pse vaksina u zhvillua kaq shpejt.

Në faqen “Så fungerar vaccin (“Si funksionojnë vaksinat”), mund të lexoni dhe shihni videoklipe lidhur me vaksinat (në gjuhën suedeze).

Ju lutem, vazhdoni të ndiqni këshillat e dhëna për të ulur përhapjen e COVID-19-ës

Ju lutem, ndiqni këshillat e dhëna nga autoritetet edhe pasi të vaksinoheni.

Duhen një ose dy javë pas injeksionit të dytë të vaksinës përpara se të konsideroheni të mbrojtur mirë. Ekziston një rrezik i vogël që sëmundja t’ju zërë edhe nëse jeni vaksinuar.

Ekziston gjithashtu një rrezik i vogël i përhapjes së virusit edhe nëse nuk jeni sëmurë, për shembull, nëse virusin e keni në duar.

Nuk dihet sa do të zgjasë mbrojtja nga vaksina.

To the top of the page