Covid-19

Cakto kohë për vaksinim kundër tid covid-19 në Skåne

Boka tid för vaccination mot covid-19 i Skåne - albanskaThe content concerns Skåne

Rezervo termin për t’u vaksinuar kundër sëmundjes covid-19. Vaksinimi është falas. Ti vetë vendos nëse dëshiron të vaksinohesh.

Kur mund të vaksinohem?

Të gjithë ata që kanë mbushur 18 vjet do të duhej të merrnin tri vaksina. Mirëpo duhet të kalojnë tre muaj ndërmjet vaksinës së dytë dhe asaj së tretës. Kështu ju këshillon Folkhälsomyndigheten.

Ke mbushur 65 vjet apo je më i moshuar? Atëherë ti mund të marrësh vaksinën e katërt, katër muaj pas së tretës. Ju gjithashtu mund të rezervoni një takim nëse mbushni 65 vjeç këtë vit. Rezervo termin në shtëpinë tënde të shëndetit.

Nuk ke marrë injeksionin e parë dhe të dytë? Ende ke mundësi të rezervosh termin për të marrë të gjitha injeksionet.

Bën kështu për t’u vaksinuar

Mund të vaksinohesh në një nga mënyrat më poshtë:

  1. Shkon në një vend ku mund të vaksinohesh pa pasur nevojë të rezervosh termin paraprakisht. Kështu ti nuk ke nevojë të rezervosh termin.

    Këtu mund të vaksinohesh pa rezervuar termin brenda javës (skane.se) (Kjo faqe është vetëm në suedisht.)
  2. Rezervo termin në mënyrë dixhitale në ndonjë qendër në të cilën bëhet vaksinimi për Region Skåne. Terminin e rezervon nëpërmjet shërbimeve elektronike të asaj qendre.

    Gjej qendrat vaksinuese me termine të lira për vaksinim (skane.se) 
    (Kjo faqe është vetëm në suedisht.)
  3. Telefono shtëpinë tënde të shëndetit dhe rezervo termin. Mundesh poashtu të rezervosh termin në mënyrë dixhitale nëpërjet shërbimeve elektronike të shtëpisë së shëndetit.

    Gjej shtëpinë tënde të shëndetit

Nëse dëshiron të rezervosh termin në mënyrë dixhitale

Dëshiron të rezervosh termin në mënyrë dixhitale? Atëherë ti duhet të kesh numër personal suedez dhe një letërnjoftim elektronik. Si për shembull bank-id.

Kështu kyçesh në 1177.se (Kjo faqe është vetëm në suedisht.)

Nëse je i ri në Suedi apo nuk mund të caktosh kohë në mënyrë digjitale

A je i ri në Suedi dhe dëshiron të vaksinohesh? 

Nëse nuk ke numër personal suedez apo e-letërnjoftim?  

Vepro kështu:  

Nuk dinë suedisht? Tregoj personelit dhe kërko një përkthyes. Përkthyesi të përkthen në gjuhën tënde gjatë vaksinimit. 

Vaksinimi është falas.  

Kështu bëhet vaksinimi 

  • Merr me vete letërnjoftimin. P.sh. kartë identiteti, patentë shoferi apo pasaportë.  
  • Merr me vete kartën e vaksinimit nëse e merr dozën e dytë apo të tretë. Kartën e vaksinimit e ke marrë me rastin e marrjes së dozës së parë.  
      
    Ti mund ta tregosh edhe Certifikën e Covidit në vend të kartës së vaksinimit. Certifikata e covidit tregon se kur i ke marrë dozat e mëhershme. 
      
    Pajisu me certifikatë covidi (covidbevis.se)   
  • Vesh rroba me mëngë të shkurtura. I’a lehtëson infermieres vaksinimin tuaj në krah.
  • Eja në ordinancë në kohën e caktuar.
  • Ty të jepet informacion për vaksinën dhe cilat efekte anësore mund shfaqen. Ti duhet të plotësosh një formular dhe të përgjigjesh në disa pyetje për shëndetin.
  • Vaksina të jepet me injeksion në krah.
  • Pas vaksinimit qëndro në ordinancë për 15 minuta. Sepse personeli do të shikoj si ndjehesh pas vaksinimit.

Këtu mund të lexosh më shumë:  

Kështu bëhet vaksinimi

Si ndjehem më vonë?

Nëse jeni nën moshën 18 vjeçare

Jeni mes 16 dhe 17 vjeç? Atëherë me shumë mundësi mund të vendosni vetë nëse dëshironi të vaksinoheni. 

Por nuk është gjithmonë e mundur. Për shembull, ju nuk e kuptoni informacionin rreth vaksinës. Në rast të tillë, vaksinimin duhet ta miratojë një kujdestar. Kujdestari juaj është zakonisht prindi ose të dy prindërit.

Personeli në njësinë e vaksinimit do t’ju japë një formular për ta marrë me vete në shtëpi. Kujdestari juaj do të duhet ta nënshkruajë formularin. Më pas mund të lini një orar të ri dhe të vaksinoheni.

Vaksinimi për fëmijë

Nëse je 16 apo 17 vjet

A je 16 apo 17 vjet? Atëherë zakonisht mund të vendosësh vetë nëse do të vaksinohesh.

Por nganjëherë kjo nuk është e mundur. Për shembull nëse nuk e kupton informacionin për vaksinë. Atëherë kujdestarët tuaj ligjor duhet të japin pëlqimin për vaksinë. Kujdestar ligjor zakonisht janë njëri apo të dy prindërit.

Personeli i shtëpisë së shëndetit të jep një formular me vete për në shtëpi.

Kujdestarët tuaj ligjor duhet ta nënshkruajnë formularin me emrat e tyre. Pastaj e cakton kohën për vaksinimn.

Për fëmijë që janë në mes 12 dhe 15 vjet

Fëmijët që janë të moshës 12 -15 vjet, vaksinohen në shtëpinë e shëndetit.

Ti duhet të japësh pëlqimin për vaksinim nëse je kujdestar ligjor i fëmijut. Nëse jeni dy kujdestarë ligjor atëherë që të dytë duhet t’a jepnin pëlqimin për vaksinim.

Ndërroje kohën nëse je i sëmurë

Ti nuk duhet të vaksinohesh nëse ndjehesh i sëmurë. Për shembull nëse ke temperaturë. Kontaktoje ordinancën për t’a ndërruar kohën e vaksinimit.

Cila vaksinë më jepet mua?

Ty të jepet ajo vaksinë që gjendet në shtëpinë e shëndetit.

To the top of the page