Vaksinimi kundër COVID-19-ës
Vaccination mot covid-19 - albanskaCOVID-19-a është sëmundje ngjitëse. Vaksinimi është mënyra më efektive për të shmangur sëmundjen e rëndë ose vdekjen nga kjo sëmundje. Vaksinimi mund të ndihmojë edhe në uljen e përhapjes së COVID-19-ës në shoqëri. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të zgjedhin të vaksinohen.

Procesi i vaksinimit po menaxhohet në nivel rajonal. Ju lutem, sigurohuni që të zgjidhni rajonin e duhur në pjesën e sipërme të faqes në mënyrë që të merrni informacionet e përshtatshme.
Për vaksinimin kundër COVID-19-ës nuk ju duhet të paguani asgjë.
Është zgjedhja juaj nëse dëshironi të vaksinoheni ose jo.
Kur mund të vaksinohem?
Autoriteti Suedez për Shëndetin Publik (Folkhälsomyndigheten) ka dhënë rekomandime në lidhje me radhën sipas së cilës njerëzve do t’iu ofrohet vaksinimi. Në fillim do të vaksinohen, midis të tjerëve, personat që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 65 vjeç dhe personat që punojnë në sektorin sanitar/kujdesin shëndetësor.
Të gjithë personave që janë të paktën 18 vjeç do t’u jepet mundësia të vaksinohen.
Këshillohet të vaksinoheni edhe nëse e keni kaluar tashmë COVID-19-ën.
Vaksinimi kundër covid-19 në Dalarna
Vaksinimi kundër covid-19 ka filluar në Dalarna. Këtu mund të lexosh për ate se kur do të vaksinohen grupet e ndryshme në Dalarna. Orari është preliminar dhe mund të ndryshon. Kjo mvaret përveç tjerash se sa doza të vaksinës do të dërgohen në Region Dalarna dhe kur do të vijnë ato.
Nëse keni pyetje rreth vaksinimit kundër covid-19 mund të telefononi në numrin kombëtar për informata 113 13, ose të kontaktoni shtëpinë tuaj të shëndetit.
Ata me nevojën me të madhe për mbrojtje marrin vaksinën të parët. Instituti i shëndetit publik vendos prioritetet se me cfarë radhe personave do të ju ofrohet vaksinimi. Kjo bën që vaksinimi të bëhet në faza të ndryshme. Më së pari ju ofrohet vaksinimi personave si më poshtë dhe kjo quhet faza 1:
FAZA 1, vaksinohen janar-mars
Ti që banon në banim të veçantë për pleq (SÄBO)
Banorët në banime të vecanta për pleq janë vaksinuar. Vaksinimi i banorëve të rinj në këto banime bëhet vazhdimisht. Termine nuk mund të rezervoni as për vete e as për të afërmit tuaj.
Ti që ke përkujdesje shëndetësore në shtëpi apo shërbim shtëpiak (edhe alarm)
Ti që ke përkujdesje shëndetësore në shtëpi apo shërbim shtëpiak (edhe alarm) me ndihmesë të përkujdesjes nga ndonjëra prej komunave në Dalarna. Ajo Shtëpi e shëndetit në listat e të cilës gjindesh do të të kontakton përmes poste apo telefoni për rezervim të terminit për ty dhe eventualisht personit tjeter të rritur i cili banon me ty.
Personit i rritur i cili banon bashkë me personin i cili ka përkujdesje shëndetësore në shtëpi apo shërbim shtëpiak do ti ofrohet vaksina, edhepse personi vet nuk ka shërbim shëpiak apo përkujdesje shëndetësore në shtëpi. Qëllimi është mbrojtja e personit të lëndueshëm duke vaksinuar personat tjerë të rritur të cilët banojnë bashkë.
Për ty që ke përkujdesje shëndetësore në shtëpi do të të ofrohet vaksinimi në shtëpi. Ajo Shtëpi e shëndetit në listat e të cilës gjendesh do të të kontaktojnë personalisht përmes postës apo telefonit që të të ofrojnë vaksinim.
Faza 2, vaksinohen shkurt-prill
Ti që je 65 vjeç apo më i vjetër
Të gjithë personave që janë 75 vjeç apo më të vjetër ju dërgohet thirrja me një termin të caktuar për vaksinim përmes postës ose telefonit. Ata që janë më të vjetër e marrin informatën më parë.
Ty që je mes 65-74 vjeç të vjen letra me informata me postë në shtëpi se kur mundesh me e rezervuar terminin për vaksinim duke bërë login në faqen 1177.se
Hapja e mundësisë së rezervimit bëhet sipas moshës: më së pari personat 75-79 vjeç, pastaj 70-74 vjeç dhe në fund 65-69 vjeç. Vaksinimi bëhet në Shtëpi të shëndetit.
Kështu ja bëni: bëre login në 1177.se Kliko në Shtëpinë tënde të shëndetit dhe zgjedh ”Boka tid för vaccination mot covid-19” (rezervo termin për vaksinim kundër covid-19). Sistemi i rezervimeve është në suedisht. Nëse të nevojitet ndihma mund të lusësh për ndihmë ndonjë shok që din suedisht. Duhet të kesh numër personal suedez si dhe letërnjoftim elektonik (e-legitimation).
Të nevojitet ndihmë për rezervim të terminit?
Telefono në suportin telefonik të Region Dalarna 010-249 92 88. Suporti telefonik është hapur prej 8:00 deri në 16:00 dhe ata mund të përgjigjen në pyetje në suedisht dhe anglisht. Nëse të nevojitet ndihmë të kuptosh mund të lusësh ndonjë shok që flet suedisht të të ndihmojë. Ty mund edhe të ofrohet ndihma me përkthyes.
Ata mund të të ndihmojnë edhe me rezervimin e terminit për vaksinim edhe nëse nuk ke numër personal suedez apo letërnjoftim elektronik.
Kur t´e rezervon terminin për vaksinim do të parashtrohen disa pyetje të përgjithshme për shëndetin, e kjo quhet deklarimi i shëndetit. Pyetjet bëhen për të marrë vesh mos keni ndonjë alergji, ose mos keni pasë më herët ndonjë reaksion ndaj vaksinave tjera.
Ju lutemi të e respektoni renditjen dhe rezervoni termin vetëm nëse e keni radhën. Shtëpia e shëndetit ka të drejtë të ua anuloj rezervimin nëse keni rezervuar termin pa i takuar atij grupi i cili e ka radhën.
1177 përmes telefonit nuk mund të të ndihmojnë për rezervim të terminit.
Ti që ke një gjendje të veçantë shëndetësore apo banon me dikend që e ka atë gjendje
Ti që ke bërë transplantacion të ndonjë organi apo të palcës së ashtit, apo banon me dikend që i ka bërë këto.
Ti që trajtohesh me dializë, apo ti që banon me dikend që trajtohet me dializë.
Ty do të ofrohet vaksina në shtëpinë tënde të shëndetit apo në ordinancën specialistike me të cilën ke kontakt.
Të rriturit med LSS (ligji për përkrahje dhe shërbime për disa nga personat me aftësi të kufizuara) dhe asistencë personale
Ti që ke ndihmesë në bazë të LSS, ligjit për përkrahje dhe shërbime për disa nga personat me aftësi të kufizuara.Kjo vlen edhe për të rriturit që kanë vendime për kompensim për asistencë sipas Kodit të sigurimeve sociale. Personave që i takojnë këtij grupi do të ju dërgohet thirrja për vaksinim përmes postës ose telefonit.
Personeli shëndetësor
Personeli shëndetësor dhe i përkujdesjes që punon afër pacientëve dhe të të përkujdesurve me rrezik të shtuar për sëmurje serioze nga covid-19. Ty do të vjen oferta për vaksinim nga punëdhënësi.
Faza 3, vaksinohen prill-maj
Ti që je 60-64 vjeç.
Më shumë informata se si do të ju ofrohet vaksinimi, do të merrni. Tash për tash nuk mund të bëni rezervimin apo të hyni në radhë të pritjes për vaksinim.
Ti që për disa shkaqe të veçanta nuk mund t´i respektosh këshillat për zvogëlim të perhapjes së covid-19.
Kjo vlen p.sh. për ty që ke ndonjë sëmundje demence. Më shumë informata se si do të të ofrohet vaksinimi, do të merrni.
Ti që je 18-59 vjeç dhe ke rrezikshmëri të shtuar për të sëmuar seriozisht
Kjo vlen për ty që ke një sëmundje apo gjendje që bën që ti rrezikon të sëmuhesh rëndë nga covid-19, p.sh. nëse ke ndonjë sëmundje kronike të zemrës-enëve të gjakut, diabetin apo sindromën Down. Më shumë informata se si do të ju ofrohet vaksinimi, do të merrni.
Faza 4, vaksinohen maj-korrik
Popullata, të rriturit mbi 18 vjeç
Popullata, ti që je mbi 18 vjeç dhe nuk i takon ndonjë nga grupet e sipërpërmendura. Tash për tash nuk mund të rezervosh apo të hysh në radhë të pritjes për vaksinim. Ti do të mund të rezervosh termin për vaksinim vet në 1177.se. Këtu në 1177.se do të mund të lexosh se kur do të hapet mundësia e rezervimit.
Ku do të mund të vaksinohem në Dalarna?
Vaksinimi i grupeve me përparësi në fazën 1-3 kryesisht do të kryhet përmes shtëpive të shëndetit, spitaleve, komunave dhe shtëpive të pleqëve. Vaksinimi i popullatës në fazën 4 do të bëhet si nëpër shtëpi të shëndetit ashtu edhe nëpër vendpranime/ordinanca tjera si dhe në lokale eksterne të mëdha.
Kush nuk duhet të vaksinohet?
Vaksinimi nuk këshillohet për personat që janë nën 17 vjeç. Nëse jeni shtatzënë, nuk rekomandohet të vaksinoheni.
Ju lutem, flisni me një mjek nëse keni ndonjë pyetje lidhur me atë se çfarë është e mirë për ju ose fëmijën tuaj.
Ju lutem, bisedoni me mjekun nëse keni pasur më përpara reaksione alergjike për shkak të të cilave keni pasur nevojë për ndihmë mjekësore brenda së njëjtës ditë dhe që janë shkaktuar nga një vaksinë, mjekim ose ushqim.
Si kryhet vaksinimi
Ju e merrni vaksinën nëpërmjet një injeksioni në krah. Duhet të bëni dy injeksione. Këto injeksione do t'i bëni në raste të ndryshme.
Jeni të mbrojtur deri në një farë mase pas injeksionit të parë. Një ose dy javë pas injeksionit të dytë, do të jeni të mbrojtur mjaft mirë nga COVID-19-a.
Ju keni të drejtë të merrni informacion nga punonjësit e kujdesit shëndetësor gjatë procesit të vaksinimit. Pyetini ata nëse keni ndonjë pyetje
A mund ta bëj vaksinën nëse jam sëmurë?
Ju nuk duhet të vaksinoheni nëse keni ethe ose simptoma të COVID-19-ës.
Si do të ndihem më pas?
Mund të keni dhimbje krahu, dhimbje koke dhe lodhje gjatë ditës së parë pas vaksinimit. Ju gjithashtu mund të keni ethe ose temperaturë, ose të ndjeni dhimbje të ligamenteve ose muskujve.
Shumica e komplikacioneve janë të lehta dhe zhduken brenda disa ditësh.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor do të raportojnë efektet anësore të vaksinës
Punonjësit e kujdesit shëndetësor do të raportojnë çdo efekt të dyshuar anësor të vaksinës tek Agjencia Suedeze e Produkteve Mjekësore. (në gjuhën suedeze)
Edhe ju vetë personalisht mund të plotësoni një raport nëse dyshoni se keni pësuar efekte anësore të shkaktuara nga vaksina. (në gjuhën suedeze)
A është e sigurt vaksina?
Vaksina kundër COVID-19-ës është kontrolluar në të njëjtën mënyrë të kujdesshme sikurse edhe vaksinat e tjera. Shumë njerëz e kanë bërë vaksinën dhe hulumtuesit i kanë studiuar efektet e saj.
Hulumtues nga shumë vende kanë bashkëpunuar për të përgatitur vaksinën. Shumë vende dhe kompani nga e gjithë bota kanë investuar një shumë të madhe parash për të. Ja pse vaksina u zhvillua kaq shpejt.
Në faqen “Så fungerar vaccin” (“Si funksionojnë vaksinat”), mund të lexoni dhe shihni videoklipe lidhur me vaksinat (në gjuhën suedeze).
Ju lutem, vazhdoni të ndiqni këshillat e dhëna për të ulur përhapjen e COVID-19-ës
Ju lutem, ndiqni këshillat e dhëna nga autoritetet edhe pasi të vaksinoheni.
Duhen një ose dy javë pas injeksionit të dytë të vaksinës përpara se të konsideroheni të mbrojtur mirë. Ekziston një rrezik i vogël që sëmundja t’ju zërë edhe nëse jeni vaksinuar.
Ekziston gjithashtu një rrezik i vogël i përhapjes së virusit edhe nëse nuk jeni sëmurë, për shembull, nëse virusin e keni në duar.
Nuk dihet sa do të zgjasë mbrojtja nga vaksina.