Dhembje e veshit
Ont i örat – albanska

Skriv ut (ca 11 sidor)

Të kesh dhembje të veshit është shumë e zakonshme si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Shkak tek fëmijët është shpesh ftohja ose infeksioni i veshëve. Tek të rriturit është më e zakonshme se kjo varet nga ekzema në kanalin e dëgjimit. Shpesh problemi është vetvetiu kalimtar, por në disa raste mund të ketë nevojë për ndonjë trajtim.

Skriv ut

Ky tekst flet për shkaqet më të zakonshme të dhembjes së veshit, se çka mund të bësh vet dhe kur mund të kërkosh kujdes shëndetësor.

Läs texten på svenska här.

Llojet e ndryshme të dhembjes së veshit

Llojet e ndryshme të dhembjes së veshit

Dhembje në njërin ose në të dy veshët mund të varet nga shumë shkaqe të ndryshme. Ti mund të kesh një infeksion virusi, një infeksion me baktere ose një infeksion në kanalin e dëgjimit. Shpesh është e vështirë të dihet pse ke dhembje të veshëve.  

Dhembje e veshit në rast ftohje

Në rast ftohje virusi, zakonisht janë hunda dhe gryka të infektuara. Duket zakonisht e skuqur dhe e irrituar gryka dhe mund të kesh dhembje në fyt. Është e zakonshme dhe mund të kesh telashe si ethe, rrufë dhe kollitje me rastin e ftohjes. Mund të kesh, po ashtu, dhembje të veshëve. Kjo mund të varet nga presioni në vesh, pasi që mukozat janë të ënjtura.  

Ftohja e bën më të vështirë për mukozat në hundë dhe në vesh që të mbrohen nga bakteret, të cilat mund të shkaktojnë infeksionin në vesh. Edhe personat e shëndetshëm mund të bartin këto baktere prapa hundës. Është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, rrallëherë tek të rriturit. Baktereve ju jepet mundësia të bëjnë kështu që ti të sëmuresh, atëherë kur p.sh. ju hap rrugë atyre një infeksion virusi.

Dhembje e veshit kur ke infeksion në vesh

Infeksioni i veshit është shumë i zakonshëm tek fëmijët dhe ky vjen shpesh bashkë me ftohjen. Edhe të rriturit mund të kenë infeksion të veshit, por kjo nuk është aq e zakonshme. Me rastin e një infeksioni të veshit krijohet qelb në veshin e mesëm dhe timpani skuqet dhe bëhet i trashë. Timpani mund të fryhet jashtë dhe ai mund të lëvizë më dobët.  

Ke dhembje të veshit kur ke infeksion në vesh. Kjo varet nga që mukoza është e ënjtur dhe presioni në veshin e mesëm rritet dhe timpani është i pezmatuar. Prandaj shpesh ke më shumë dhembje kur je i/e shtrirë dhe presioni në veshin e mesëm rritet. Si fëmijët ashtu edhe të rriturit, mund të ndjejnë si një kapak mbi vesh dhe mund të dëgjojnë më keq, për derisa zgjat infeksioni në vesh. Mund të kesh edhe ethe/temperaturë. Ethet janë të zakonshme tek fëmijët nën moshën një vjeçare, por tek fëmijët më të mëdhenj dhe tek të rriturit, kjo është e jashtëzakonshme.

Ndonjëherë presioni në veshin e mesëm është aq i madh ashtu që timpani pëlcet. Kjo mund të shkaktoj dhembje të madhe, para se të pëlcet, pastaj dhembja zvogëlohet shpejtë. Kur të pëlcet timpani, zakonisht rrjedh qelb në kanalin e dëgjimit. Shpesh shërohet timpani vetvetiu dhe nuk ke ndonjë telashe më pas. Nëse pëlcet timpani, duhet gjithmonë të kërkosh kujdes shëndetësor, pasi që infeksioni duhet të trajtohet me antibiotik. Kjo varet nga se infeksioni i veshit është shpesh i fuqishëm, nëse ka pëlcitur timpani.

Dhembje e veshit kur ke pezmatim të veshit

Në rast të pezmatimit të veshit është mbledhur një lëng i kthjelltë në veshin e mesëm. Kjo varet nga se mukoza në trumbetën e veshit është ënjtur, ashtu që ajo nuk mund të hapet e të barazoj presionin. Atëherë ndodhë një nënpresion dhe mund të krijohet lëng, i cili plotësisht ose pjesërisht e mbushë veshin e mesëm. Kjo bën që timpani nuk është më aq i lëvizshëm, valët e zërit zvogëlohen dhe dëgjimi për një kohë është më i dobët.  

Është e zakonshme që fëmijët kanë veshë të pezmatuar pas një ftohje ose pas një infeksioni të veshëve. Telashet zakonisht kalojnë vetvetiu dhe nuk duhet të trajtohen me antibiotik. Ti si i rritur mund të kesh problem me lëng në veshin e mesëm, p.sh. nëse nuk mund të barazosh presionin në veshë kur udhëton me aeroplan ose kur zhytesh. Zakonisht, të rriturit kanë problem me rastin e ftohjes, por telashet kalojnë shpejtë vetvetiu. Të barazosh presionin bën që telashet kalojnë më shpejtë. Nëse telashet nuk kalojnë për disa javë, ti si i rritur, duhet gjithmonë të kërkosh kujdes shëndetësor. Kjo vlen sidomos nëse ke telashe vetëm në njërën anë.

Dhembje e veshit kur ke ekzemë në kanalin e dëgjimit 

Dhembja e veshit mund të varet nga se ti si i rritur ose fëmija yt ka një infeksion, mu në kanalin e dëgjimit. Kjo quhet ekzemë e kanalit të dëgjimit ose otit i jashtëm. Atëherë është lëkura në kanalin e dëgjimit që është irrituar dhe e pezmatuar.  

Kur ke ekzemë në kanalin e dëgjimit, nuk funksionon pastrimi i vet veshit ashtu siç duhet. Kjo të shpie ashtu që kanali i dëgjimit irritohet dhe kruhet. Ndonjëherë infeksioni është më serioz. Atëherë ënjtet kanali i dëgjimit, mund të kesh dhembje dhe mund të filloj të rrjedh një lëng i ngjitshëm me erë të keqe, nga veshi. Në disa raste krijohet një masë kokërrzore, ku mund të filloj të rriten kërpudha ose baktere. Dëgjimi mund të dobësohet përkohësisht, nëse kanali i dëgjimit është plotësisht ose pjesërisht i mbyllur nga ekzema, ënjtja, lëngu ose qelizat e lëkurës. Kjo varet nga se zëri nga jashtë e ka më vështirë të arrij te timpani.  

Ekzema më e lehtë e kanalit të dëgjimit është shumë e zakonshme, sidomos tek personat të cilët notojnë dhe lahen shumë. Është, po ashtu, e zakonshme nëse përdorë shkopinj të vegjël me pambuk në kanalin e dëgjimit. Është më lehtë të kesh ekzemë në kanal të dëgjimit në një klimë të ngrohtë dhe me lagështi. Prandaj është më e zakonshme të kesh telashe gjatë verës në Suedi ose kur udhëton në shtetet më të ngrohta.  

Dhembje e veshit nga shkaqet e tjera

Në rastet e rralla, dhembja e veshit varet nga se ka hyrë ndonjë gjë në kanalin e dëgjimit. Fëmijët e vegjël mund të fusin në vesh perla, gurë dhe gjësende të tjera të vogla. Edhe insekte mund të futen në kanalin e dëgjimit.  

Goditja ndaj veshit ose p.sh. goditja me top në vesh, mund të pëlcas timpanin dhe të shkaktoj dhembje, gjakderdhje, zvogëlim të dëgjimit dhe ndonjëherë marramendje. E njëjta gjë mund të ndodhë kur të zhytesh ose të udhëtosh me aeroplan, nëse nuk arrin shpejtë të barazosh presionin në veshë.

Fäll ihop

Kur duhet të kërkoj kujdes shëndetësor?

Kur duhet të kërkoj kujdes shëndetësor?

Dhembja e veshit kalon zakonisht vetvetiu  dhe shumica nuk kanë nevojë të kërkojnë kujdes shëndetësor për telashet e tyre.  

Kërko kujdes shëndetësor në një qendër shëndetësore ose në një njësi pranuese kujdestarie, nëse ti si i rritur ose fëmija yt  

  • Ka dhembje në vesh dhe dhembjet nuk zvogëlohen brenda një dite
  • Ka lëng që rrjedh nga veshi
  • Ka acarim ose ënjtje në kanal të dëgjimit më shumë se dy ditë.  

Kërko menjëherë kujdes shëndetësor në një njësi pranuese të urgjencës, nëse ti si i rritur ose fëmija yt   

  • Ka dhembje të veshit dhe njëkohësisht je i shtangur në qafë dhe ti ndjehesh shumë i lodhur dhe i dobët  
  • Ka dhembje të veshit, ka ethe e temperaturë të lartë dhe ndjehet seriozisht i sëmurë
  • Je i skuqur dhe i ënjtur prapa veshit ose nëse veshi ka filluar të rri drejtë anash.

Kontakto qendrën shëndetësore përsëri, nëse telashet me dhembjen e veshit ose me lëngun që rrjedh nga veshi vazhdojnë edhe për dy deri në tre ditë, pasi që një mjek i ka vlerësuar telashet.  

Kontakto një qendër shëndetësore nëse ti si i rritur ose fëmija yt pas një infeksioni të veshit ka një ndjenjë si kapak mbi vesh, dobësim të dëgjimit, tingëllim ose cicërimë në veshë, që nuk kanë kaluar pas tre muajsh. Kërko më herët kujdes shëndetësor, nëse telashet janë shumë të mëdha.

Ti gjithmonë mund të telefonosh dhe të marrësh këshilla të kujdesit shëndetësor në numrin e telefonit 1177.

Fäll ihop

Çka mund të bëj vet?

Çka mund të bëj vet?

Shpesh dhembja e veshit kalon vetvetiu. Ka disa gjëra që ti mund të provosh për të zbutë simptomat.

Ki kokën lartë

Si fëmijët ashtu edhe të rriturit ndjehen më mirë duke e mbajtur kokën lartë kur ata kanë dhembje të veshit. Atëherë zvogëlohet të ënjturit në hundë dhe në veshë dhe ke më pak dhembje. Është, po ashtu, mirë të kesh kokën lartë edhe kur do të flesh. Këtë mund të bësh duke shtruar shtratin me jastëk më të trashë. Ti, po ashtu, mund të ngritësh anën e kokës të krevatit më lartë, duke e futur një jastëkë shtesë nën dyshek.  

Fëmijët nën një vjeç mund të provosh t´i kesh në pajisje të sigurisë për fëmijë (sued. bärsele). Ti, po ashtu, mund të lësh atë të rri ulur në gjurin tënd ose në ulëse foshnjash (sued. babysitter). Ti, po ashtu, mundesh të ngritësh anën e kokës së krevatit, atëherë kur do të fle fëmija, p.sh. duke futur libra të trasha nën këmbët e anës së kokës të krevatit.

Spreji për hundë nuk ndihmon ndaj infeksionit të veshëve, por e bën më lehtë të marrësh frymë

Pikat shfryrëse për hundë dhe spreji për hundë, zvogëlojnë zënien e hundëve dhe e bën më lehtë të marrësh frymë kur je i/e ftohur. Por nuk ndihmon ndaj vet infeksionit të veshit. Kjo vlen si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Mos përdor sprejin shfryrës më shumë se dhjetë ditë. Kjo mund të shkaktoj zënie hundësh që vështirë të hiqet.

Shpëlaj hundën me tretje të kripës së zier

Ti, po ashtu, mund të provosh të shpëlash hundën me tretje të kripës së zier. Ka pika të gatshme të kripës së zier dhe sprej të kripës së zier të blesh në barnatore. Ti, po ashtu, mund të bësh vet një tretje të kripës së zier, duke e përzier një masë erëzash me kripë, në një decilitër ujë. Tretja duhet të zihet dhe atë e lë të ftohet. Për të futur tretjen e kripës së zier në hundë, mund të përdorësh një mjet të veçantë shpëlarje ose një shiringë të vogël plastike. Që të dyja mund t´i blejsh në barnatore.

Ilaçet pa recetë zbusin dhembjen

Të rriturit mund të përdorin ilaçe qetësuese ndaj dhembjeve pa recetë me paracetamol ose ibuprofen. Paracetamol ka p.sh. në Alvedon dhe në Panodil. Ibuprofen ka p.sh. në Ipren dhe në Ibumetin.

Nëse fëmija yt është më i vogël se gjashtë muajsh, ti gjithmonë duhet të këshillohesh me infermieren ose me mjekun, para se t´i japësh fëmijës ilaçin. Nga mosha gjashtë muajsh, mund t´i japësh fëmijës ilaç i cili përmban ibuprofen. Disa shembuj janë Ipren ose Ibuprofen Apofri. Është me rëndësi që me kujdes të ndjekësh udhëzimet në ambalazh ashtu që fëmijës t´i jepet doza e saktë.

Shmang disa ilaçe

Fëmijët deri 18 vjeç të cilët kanë ethe, nuk duhet të përdorin ilaçe të cilat përmbajnë acid acetylsalicyl, p.sh. Treo dhe Bamyl, pa folur më herët ti si i rritur, me mjekun.  

Këshillë se si mund të lehtësosh ekzemën e kanalit të dëgjimit

Ekzema e kanalit të dëgjimit shpesh kalon vetvetiu tek fëmijët dhe të rriturit, por mund të kruhet shumë. Për të zvogëluar telashet, do të ishte mirë të mbash veshin të terur duke përdorur tufë me dyllë, tapa për veshë si dhe kapele banje, kur të lahesh ose të bësh dush. Kjo ndihmon që të kalojnë këto shqetësime. Është, po ashtu, mirë që mos të kruash veshin, pasi që mund shtohen telashet. Ti si i rritur mundesh, po ashtu, të provosh sprej për vesh ndaj ekzemës në kanalin e dëgjimit, të cilin e blen në barnatore. Spreji, po ashtu, mund të përdoret nga fëmijët mbi pesë vjeç.

Barazimi i presionit mund të ndihmojë kur ke telashe me veshë

Dëgjimi mund të dobësohet përkohësisht, pas një infeksioni të veshëve, nëse presioni në veshin e mesëm ka ndryshuar. Atëherë mund të ndihmojë me barazimin e presionit. Këtë e bën duke mbyllur hundët, njëkohësisht kur tenton të frysh ajër jashtë nga hundët. Ajrit atëherë i bëhet presion lartë, përmes trumbetës së veshit. Bëhet më e lehtë të barazosh presionin, nëse përdor pika për hundë ose sprej për hundë, që zvogëlojnë të ënjturit në mukoza. Për t´i ndihmuar fëmijët e vegjël për të barazuar presionin, mund t´i lësh të thithin diçka, p.sh. një biberon ose të pinë nga një shishe me biberon. Ka edhe mjete ndihmëse për t´i blerë në barnatore.

Mundet, po ashtu, të jetë mirë të barazosh presionin kur të udhëtosh me aeroplan, nëse ke telashe me veshë.  

Telashe me veshët dhe larja

Kur ke telashe me veshë, me dhembje dhe rrjedhje të lëngut nga veshët, ti nuk duhet të lahesh. Nëse e ke pasur një infeksion të veshëve dhe ka rezultuar në pëlcitjen e timpanit, ti duhet të shmangësh që të hyn ujë në vesh, për ndonjë javë, pasi që nuk rrjedh më nga veshi. Ti mund të përdorësh tufë me dyllë ose tapa për veshë kur të besh dush ose kur lahesh.  

Shmang që mos të hyn ujë në vesh pas një operacioni, kur ty ose fëmijës i është vënë një gyp në vesh. Pas disa javësh mund të lahesh sërish, për derisa nuk e zhytë kokën në ujë, më thellë se një metër.

Fäll ihop

Trajtimi

Trajtimi

Dhembja e veshit shpesh kalon vetvetiu. Dhembja e veshit kur je i/e ftohur dhe kur ke pezmatim të veshit, nuk trajtohet me antibiotik.  

Disa nga infeksionet e veshit trajtohen me antibiotik

Të gjithë të rriturit dhe një pjesë e fëmijëve, kanë nevojë për trajtim me antibiotik kur kanë infeksion të veshëve, të shkaktuar nga bakteret. Trajtimi i infeksionit të veshëve duket ndryshe, për moshat e ndryshme, pasi që rreziku për komplikime ndryshon sipas moshës.   

Ata/ato të cilët duhet të trajtohen me antibiotik janë:

  • Fëmijët nën një vjeç.
  • Fëmijët nën dy vjeç që kanë infeksion të veshëve në të dy veshët.  
  • Fëmijët mbi dymbëdhjetë vjeç dhe të rriturit.
  • Të gjithë fëmijët dhe të rriturit që kanë timpanin e pëlcitur.  

Tek fëmijët në mes një dhe dymbëdhjetë vjeç, shërohet shpesh infeksioni i veshëve pa antibiotik. Por, edhe infektimi i veshëve tek fëmijët, duhet të trajtohet, nëse:

  • Fëmija ka temperaturë të lartë.
  • Fëmija ka dhembje të madhe të veshit, përkundër trajtimit me ilaç qetësues pa recetë.  
  • Diçka interpreton se infeksioni mund të përhapet dhe nëse fëmija ka ndonjë sëmundje tjetër serioze.

Ekzema e kanalit të dëgjimit trajtohet me pika për veshë 

Gjëja më e rëndësishme për trajtim të ekzemës së kanalit të dëgjimit është që kanali i dëgjimit të jetë i pastër. Ndonjëherë mjafton pastrimi si trajtim. Në disa raste mund të marrësh pika për veshë, me recetë. Ato përmbajnë shpesh një kombinim të antibiotikut, kortizon dhe mjet vrasës për kërpudha. Antibiotiku ndihmon nëse ti ke një infeksion nga bakteret dhe kortizoni ndihmon ndaj infeksionit, që bën të kruhet dhe ndaj ënjtjes.

Nëse kanali i dëgjimit është shumë i ënjtur, mund të vësh një kompresë të vogël të zhytur në mjet/lëng shfryrës, në kanalin e dëgjimit. Kjo quhet tamponadë. Kur të ënjturit është zvogëluar, ti mund të fillosh trajtimin me pikat e veshëve.  

Në disa raste, infeksioni mund të përhapet në veshin e jashtëm. Atëherë mund të ketë nevojë për antibiotik në formë tabletash.  

Gyp në vesh

Fëmijët dhe të rriturit që kanë shumë telashe me lëng në vesh ose infeksion të përsëritur të veshëve, mund të vihet një gyp në vesh, përmes operacionit. Tek të rriturit operacioni mund të bëhet me mpirje lokale, por fëmijët gjithmonë vihen në gjumë. Fëmijëve mundet ndonjëherë t´u hiqet njëkohësisht me operacion gjëndra e zmadhuar prapa hundës. Kjo bëhet nëse gjëndra bën që trumbeta e veshit ngushtohet ose bën që fëmija gërhin.

Gjatë operacionit vendoset një gyp i vogël plastik përtej timpanit, ashtu që ajër mund të hyjë në veshin e mesëm. Kjo bën që timpani mund të lëvizë më lehtë dhe aty mblidhet më pak lëng, prapa timpanit. Kjo bën që dëgjimi përmirësohet dhe, po ashtu, kjo mund të zvogëloj rrezikun për infektime të tjera.

Fäll ihop

Kontrollim

Kontrollim

Për të kontrolluar veshin, mjeku përdor një otoskop. Duket si një dorezë me një hinkë të vogël dhe një llambë në majë. Ndonjëherë mjeku përdor një mikroskop për vesh i cili duket si një dylbi.  

Mjeku e kontrollon si duket timpani, nëse ka ndonjë lëng prapa timpanit, si duket lëngu dhe si lëvizë timpani. Me ndihmën e një balone, mund të fryj ajër në drejtim të timpanit, për të parë se a lëvizë ajo. Ndonjëherë, në vend të kësaj, mjeku përdor të ashtuquajtur tympanometer, për të kontrolluar lëvizjen e timpanit dhe presionin në veshin e mesëm. Mjeku e vendosë dhe e vë një tapë të vogël e të butë në hyrje të kanalit të dëgjimit dhe e lidhë një aparat në tapë. Aparati jep një zë borie. Kontrollimi nuk shkakton dhembje.

Ekzema e kanalit të dëgjimit bën që është e vështirë të shihet timpani. Kjo ia bën të vështirë mjekut të sheh nëse ke ndonjë telashe tjetër në vesh, përveç ekzemës. Atëherë trajtohen fillimisht si  fëmijët ashtu edhe të rriturit ndaj ekzemës. Pastaj vjen në vizitë të serishme disa ditë më vonë edhe për një kontrollim tjetër.

Fäll ihop

Dhembja e veshit a është ngjitëse?

Dhembja e veshit a është ngjitëse?

Infeksionet në vesh si infeksion i veshit dhe pezmatimi i veshit, nuk janë infektuese. Ndërkaq, ato ndodhin shpesh kur ti ftohesh. Virusi i ftohjes përhapet shumë lehtë. Infeksioni mund të përcillet përmes dhënies së dorës dhe përmes kontaktit tjetër të drejtpërdrejtë. Mundohu të shmangësh t´i infektosh të tjerët duke u kollitur ose duke teshtitë në lak të bërrylit dhe mundohu t´i lash duart shpesh.

Ekzema e kanalit të dëgjimit nuk është ngjitëse, por masa kokërrzore e cila mund të krijohet brenda në vesh, mund të ketë baktere të cilat infektojnë.

Fäll ihop

Si mund të parandaloj dhembjen e veshit?

Si mund të parandaloj dhembjen e veshit?

Është e vështirë të shmangësh që fëmijët dhe të rriturit infektohen nga virusi i ftohjes, i cili shpesh është shkaku i dhembjes së veshit.  

E vështirë të shmangësh infeksione të veshëve

Si i/e rritur është rreziku i vogël për të pasur infeksion të veshëve. Mund të jetë e vështirë të shmangësh plotësisht infeksionin e veshëve tek fëmijët. Këto gjëra mund të ndihmojnë:  

  • Vazhdo t´i japësh gji fëmijës tënd, nëse tashme je duke i dhënë gji. Dhënia e gjirit ka një efekt mbrojtës gjatë vitit të parë të fëmijës.
  • Shmang vendet me tym pasi që bën që mukozat e fëmijës bëhen më të ndjeshme për infeksione.

Fëmijët dhe të rriturit të cilët kanë shumë infeksione të veshëve, mund të ju futet përmes operacionit një gyp në vesh. Kjo mund të zvogëloj rrezikun për të pasur më shumë infeksione të veshëve.

Kështu e shmang ekzemën e kanalit të dëgjimit

Mos e ngacmo veshin. Kjo e ndërpret pastrimin e natyrshëm të kanalit të dëgjimit dhe e shton rrezikun që të hynë baktere aty brenda në vesh. Ti mund të kesh ekzemë të kanalit të dëgjimit nga larja ose nga pastrimi i shpeshtë i veshit.

Është mirë të përdorësh mbrojtës të dëgjimit dhe kufje që e mbulojnë veshin, në vend të atyre që futen brenda ne kanalin e dëgjimit.

Ti që përdorë vathë mund të mundohesh të përdorësh të këtilla të cilat janë të provuara dhe të rekomanduara për alergjitë. Alergjitë dhe ekzema që është në pjesën e jashtme të veshit mund të përhapet në kanalin e dëgjimit. Është, po ashtu, mirë të përdorësh shampon dhe sapun të cilat janë të provuara për alergjitë.

Është me rëndësi të ajrosësh kanalin e dëgjimit nëse ti ke aparat dëgjimi

Ti që përdor aparat dëgjimi mund të kesh parasysh atë se është mirë të ajrosësh kanalin e dëgjimit duke e nxjerrë aparatin nga veshi kur nuk e përdor atë. Është, po ashtu, me rëndësi të pastrosh pjesën që futet brenda, ashtu që mos të futen baktere, brenda në kanalin e dëgjimit.

Nëse ti ke shpesh telashe me ekzemën e kanalit të dëgjimit, mund të jetë më mirë të përdorësh një aparat dëgjimi që vendoset prapa veshit, në vend të një aparati i cili futet në vesh.

Fäll ihop

Komplikimet dhe sëmundjet pasuese

Komplikimet dhe sëmundjet pasuese

Dhembja e veshit shpesh shërohet vetvetiu, brenda disa ditëve. Ndonjëherë mund të ketë mbetur lëng prapa timpanit për një kohë, pasi që infeksioni i veshit është shëruar. Kjo bën që dëgjimi përkohësisht dobësohet. Është mirë të kontaktosh një mjek, nëse telashet i ke akoma për disa javë ose nëse keqësohet gjendja. Fëmijët nën katër vjeç të cilët kanë pasur një infeksion në të dy veshët, duhet gjithmonë të shkojnë në vizitë të serishme pas tre muajve. Kontrollimi bëhet nga një mjek në një qendër shëndetësore. Nëse mjeku zbulon se dëgjimi nuk është shëruar plotësisht ose nëse timpani nuk duket i shëndosh, atëherë jepet një udhëzim për në njësinë pranuese shëndetësore për veshë dhe hundë.  

Mastoidit dhe komplikimet e tjera  

Në disa raste të rralla të infeksionit të veshëve, përhapet infeksioni dhe shkakton një ndërlikim. Mastoidit do të thotë se infeksioni i veshëve është përhapur në ashtin e kafkës, prapa veshit. Simptoma është dhembje e madhe në të dhe prapa veshit, temperaturë dhe veshi rri drejtë anash.    Tek fëmijët e vegjël, komplikimi mund të vjen aq shpejtë, sa që nuk arrihet të hetohet infeksioni i veshëve. Sëmundja është serioze. Kërko menjëherë kujdes shëndetësor në një njësi pranuese të urgjencës, nëse ti beson se si i rritur ose fëmija yt keni mastoidit. Personat me mastoidit duhet të rrinë në spital dhe të marrin antibiotik, drejt në gjak. Shumica shërohen pas trajtimit, por ndonjëherë kërkohet një operacion.

Infeksioni i veshëve mundet, po ashtu, të shkaktoj p.sh. paralizim të fytyrës dhe infeksion të cipës së trurit, nëse ai përhapet. Atëherë ti ke nevojë si i rritur ose fëmija yt të keni shpejt kujdes shëndetësor.

Ekzema e kanalit të dëgjimit e cila kthehet/përsëritet  

Është e zakonshme të kthehet/përsëritet ekzema e kanalit të dëgjimit. Mbaje veshin të terur dhe përdor shampon dhe sapun të cilët janë të provuar për alergjitë, pasi që ekzema e kanalit të dëgjimit ndonjëherë varet nga alergjitë. Kjo mund të zvogëloj rrezikun për të pasur telashe. Shmang ngacmimin e veshit. Është, po ashtu, më mirë të përdorësh kapak/mbulesë për veshë se sa tapa për veshë, kur ti dëgjon muzikë ose kur ti mbrohesh nga zhurma e madhe.  

Ti, po ashtu, mund të infektohesh në një gjëndër dhjamore

Ti, po ashtu, mund të infektohesh në një a më shumë gjëndra vjamore në kanalin e dëgjimit, në të njëjtën mënyrë kur mund të kesh lytha në fytyrë. Kjo zakonisht shkakton shumë dhembje dhe ndonjëherë shkakton ënjtje dhe rrjedhje nga veshi. Shpesh ka nevojë për trajtim shfryrës dhe ndonjëherë lunga ka nevojë të hapet nga një mjek. Mos e ngacmo qelbin pasi që mund të shkaktoj përhapjen e infeksionit.

Fäll ihop
Skriv ut (ca 11 sidor)
Senast uppdaterad:
2016-10-10
Redaktör:

Redaktor: Jenny Andersson, Maud Cordenius, 1177 Vårdguiden

Granskare:

Korrektor: Ann Hermansson, docent, në klinikën për veshë-hundë dhe grykë, Spitali Universitar në Lund

Illustratör:

Ilustrues: Kari C. Toverud, Oslo, Norge