Analizë gjinekologjike e qelizave
Gynekologisk cellprovtagning – albanska

Skriv ut (ca 8 sidor)
Skriv ut

Rezyme

Rezyme

Nëse rregullisht bëni analiza gjinekologjike të qelizave ju mund të mbroheni nga kanceri në qafë të mitrës. Provë qelizash merren nga shtupa e mitrës nëpërmjet organit gjenital dhe nga prova mund të shihet edhe në fazë të hershme ndryshime në qeliza që do të mund të shkaktonin kancerin në qafë të mitrës.

Ndryshimet në qeliza që zbulohen gjatë analizave, në të shpeshtën e herave janë ndryshime të lehta që shërohen vetvetiu, mirëpo disa syresh duhet të hiqen. Në raste shumë të rralla provat qelizore mund të tregojnë se dikush është sëmurë nga kanceri. Në raste të tilla kanceri zakonisht është në fazë të hershme prandaj dhe shërimi do të jetë më i thjeshtë dhe me më pak efekte anësore.

Në Suedi femrat ftohen rregullisht për të bërë analizë gjinekologjike të qelizave, në analizë të ashtuquajtur screening. Nëse jeni e moshës prej 23 deri në 50 vjeçare ftesa do t’u vie çdo të tretin vit. Pas kësaj moshe zakonisht ftoheni çdo të pestin vit, deri sa të keni mbushur 60 vjet. Nëse jeni 50 vjeçe rutinat edhe mund të dallojnë, varësisht nga vendi në të cilin jetoni në Suedi.

Provë qelizash mund të lëni edhe kur vizitoni maminë ose gjinekologun në vizita mjekësore për arsye tjera.

Përgatitjet

Ti nuk mund të lësh prova qelizash, nëse ke menstruacione. Nëse i ke ato atë ditë që je thirrur, mund të porositësh një kohë tjetër. Ti mundesh të lësh prova qelizash, edhe nëse ti je shtatzënë.

Si do të bëhet analiza?

Kur t’u merren provat e qelizave juve do t’u duhet të zhveshni pjesën e poshtme të trupit dhe të shtriheni në një karrige gjinekologjike. Mjeku ose mamia mund t’u marrin provat në mënyra të ndryshme. Në të shpeshtën e herave ata do të përdorin një shpatull me të cilën u fërkojnë shtupën e mitrës dhe pastaj me një furçë të butë pjesën e poshtme të kanalit të qafës së mitrës.

Në të shpeshtën e herave do t’u duhet të përgjegjeni në disa pyetje para se t’i nënshtroheni marrjes së provës. Përgjegjet tuaja janë të rëndësishme në mënyrë që prova të analizohet në mënyrë adekuate.

Analiza nuk do t’u shkaktojë dhembje dhe u merr vetëm disa minuta për t’u kryer. Rezultatet nga prova e qelizës zakonisht u vien brenda gjashtë javësh.

Si do të ndjeheni pas analizës?

Marrja e provës është krejtësisht e parrezikshme. Ndodh që pas marrjes së provës të keni gjakderdhje porse edhe kjo është fare e parrezikshme.

Fäll ihop

Çka është provë gjinekologjike e qelizës?

Çka është provë gjinekologjike e qelizës?

Të dorëzoni provë qelize

Provë gjinekologjike e qelizës është një provë që merret nga pjesa e poshtme e qafës së mitrës, që ndryshe quhet shtupa e mitrës dhe që mbaron në vaginë. Prova mund të tregoj në një fazë të hershme nëse ka ndryshime në qeliza që mund të shkaktojnë kancer në qafë të mitrës. Shumë prej ndryshimeve që zbulohen janë ndryshime të lehta që shërohen vetvetiu por disa prejt tyre duhet të hiqen. Prova mund poashtu të tregoj nëse keni kancerin, edhe pse kjo ndodh shumë rrallë.

Nëse rregullisht dorëzoni provë qelize ju do të keni një mbrojtje të mirë nga kanceri në qafë të mitrës, pasi që ju zbuloni ndryshimet në qeliza para se ato të jenë zhvilluar në kancer.

 

 

 

Prova e qelizës merret prej pjesës së poshtme të qafës së mitrës, në shtupë të mitrës që mbaron në vaginë.

Livmoder = Mitra

Äggstock = Vezore

Livmoderhals= Qafë e mitrës

Livmodertapp= Shtupa e mitrës

Slida= Vagina

 

Kontrolle të rregullta

Provat gjinekologjike të qelizës bëjnë pjesë në kontrolle shëndetësore, të ashtuquajtura screening, në të cilat femrat në Suedi ftohen rregullisht. Duke qenë se ndryshimet në qeliza në atë mënyrë mund të zbulohen dhe të trajtohen në një fazë të hershme, kanceri në qafë të mitrës ka qenë shumë më i rrallë gjatë 40 viteve e fundit.

Provë qelizash në raste tjera

Provë gjinekologjike qelizash mund të bëni edhe kur vizitoni maminë ose gjinekologun dhe i jeni nënshtruar analizave gjinekologjike për arsye tjera. Nganjëherë prova e qelizës mund të jetë pjesë e hulumtimeve të gjinekologut nëse p.sh. vuani nga gjakderdhje të çrregullta, dhe ju në këto kontrollime mund të shfrytëzoni rastin të bëni një provë të ashtuquajtur screening. Është mirë që të bëni provën e qelizave nëse ju edhe ashtu do të ftoheshit brenda një kohe të shkurtër ose nëse keni kaluar ndonjë provë të mëhershme qelizash.

Ndryshimet në qeliza dhe kanceri

Ndryshimet në qeliza mund të jenë rezultat i irritimit në mukozë të shkaktuar nga bakteriet ose infektim virusal i rastit. Ky është lloji më i zakonshëm i ndryshimit në qeliza dhe mund të shërohet vetvetiu. Ndryshime tjera në qeliza që do të mund të shkaktonin kancerin në qafë të mitrës mund të hiqen me anë të intervenimeve të lehta.

Nëse u gjejnë provë qelize që nuk është normal atëherë do të bëhen hulumtime të mëtutjeshme dhe në të shpeshtën e herave u ftojnë në vizitë mjekësore. Në vizitë mund t’u propozojnë të hiqni ndryshimet në qeliza ose të pritni dhe të shihni nëse ndryshimet shërohen vetvetiu.

Rëndom kalon një kohë e gjatë para se ndryshimet në qeliza të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës, zakonisht dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vite. Shumë rrallë ndodh që kanceri të zbulohet kur të bëni provën e qelizave, porse nganjëherë edhe kjo ndodh. Në raste të tilla kanceri mund të jetë në një fazë të hershme dhe trajtimi do të jetë më i lehtë dhe me më pak efekte anësore.

Çdo vit diç më pak se 450 femra suedeze sëmuren nga kanceri në qafë të mitrës, porse një numër shumë më i madh, rreth 30 000 femra, marrin vesh se kanë ndryshime në qeliza.

Fäll ihop

Femrat ftohen në kontrolla të rregullta

Femrat ftohen në kontrolla të rregullta

Femrat ftohen çdo të tretin vit

Të gjitha femrat e moshave prej 25 deri 50 vjeçe çdo të tretin vit marrin një ftesë për të bërë provë të qelizave. Pas kësaj ftesat dërgohen çdo të pestin vit për femrat e moshave prej 50 deri 60 vjeçe. Për femra të moshës mbi 50 vjeçare ftesat mund të vien në kohë të ndryshme, varësisht në cilin vend të Suedisë jetojnë. Femrat që më parë janë trajtuar  për ndryshime të qelizave mund që do t’u duhet të bëjnë provë të qelizave edhe pas moshës 60 vjeçare.

Ftesa dërgohet në adresën e regjistruar në librin amë dhe provave të qelizave ju do t’i nënshtroheni vetëm vullnetarisht.

Në cilat reparte do të bëni provën?

Kur të keni marrë ftesën prova do të merret nga një mami në repartin më të afërt shëndetësor, që ndryshe quhen edhe këshillimore për femra shtatëzëna. Në rastet më të shpeshta do t’u caktojnë një kohë të cilën ju mund ta ndryshoni. Në disa qytete është bile e mundur që të kërkoni të bëni provën në ndonjë shtëpi tjetër shëndeti.

Nëse bëni provë të qelizave në lidhje me ndonjë analizë gjinekologjike, si p.sh. te gjinekologu ose në rast të konsulltimeve për përdorim të mjeteve kontraceptive, provat poashtu do të regjistrohen, kështu që pas kësaj, për provë qelizash ju do t’u ftojnë pasi të kenë kaluar tre ose pesë vite.

Fäll ihop

Disa femra nuk kanë nevojë të lënë provë

Disa femra nuk kanë nevojë të lënë provë

Femrat e moshës nën 23 dhe mbi 60 vjeçe nuk ftohen

Nëse jeni e moshës nën 23 vjeçe ju nuk do të ftoheni për të bërë kontroll të provës së qelizës. Ndryshimet qelizore janë të zakonshme edhe para moshës 23 vjeçare mirëpo ato shpesh herë zhduken vetvetiu. Është skajshmërisht e pazakonshme që kanceri në qafë të mitrës të zhvillohet aq herët. Nëse keni qenë në kontroll gjinekologjike të provës së qelizave dhe rezultatet e provës së qelizave disa herë u kanë dalë normale deri në moshën 60 vjeçe rreziku për t’u sëmurë nga kanceri në qafë të mitrës është tejet i vogël.

Ato femra që nuk kanë bërë seks nuk kanë nevojë të lënë prova

Nëse një femër asnjëherë nuk ka bërë seks atëherë ajo nuk ka nevojë të bëjë provë të qelizave. Kanceri në qafë të mitrës mund të zhvillohet vetëm te femrat që kanë bërë seks dhe në atë mënyrë janë infektuar nga një lloj HPV, human papillomvirus.

Nëse jeni homoseksuele

Nëse jeni homoseksuele është poashtu mirë që të shkoni në prova të rregullta të qelizave pasi që virusi që mund të shkaktojë ndryshime në qeliza mundet të infektojë edhe prej një femre te tjetra.

Nëse keni hequr mitrën

Nëse ju me anë të operacionit keni hequr mitrën, operacion ky që quhet histerektomi totale, nuk keni nevojë të bëni provë të qelizave pasi që shtupa e mitrës atëherë poashtu është hequr. Mirëpo nëse operacioni është bërë për shkak të kancerit në qafë të mitrës apo ndryshimeve në qeliza në qafë të mitrës ju do të duhej të vazhdoni të shkoni në kontrolla. Atëherë provat u merren nga pjesa e sipërme e vaginës.

Nëse jeni e pasigurtë se cilit operacion i jeni nënshtruar ose çka u është hequr, ju mund t’i drejtoheni klinikës në të cilën jeni bërë operacion. Mamia në këshillimore për femra shtatëzëna ose në shtëpi shëndeti shpesh herë ka mundësi t’u ndihmojë për të gjetur informata mbi këtë. Nëse jeni e pasigurtë atëherë është më mirë të bëni provën e qelizës.

Fäll ihop

Ja si do të bëhet analiza

Ja si do të bëhet analiza

Përgatitjet

Nuk do të keni nevojë të përgatiteni në ndonjë mënyrë të posaçme për të bërë provën e qelizave, porse do t’u duhej t’i shmangeni marrëdhënieve seksuale ose të përdorni ndonjë kremë për vaginën para se të vini për të bërë provën e qelizave. Prova që merret nga qeliza në raste të tilla mund të jetë vështirë të interpretohet. Provën poashtu nuk bën ta dorëzoni kur të keni menstruacionet.

Provë nga shtupa e mitrës

Para se të bëni analizën do t’u duhet të zhveshni pjesën e poshtme të trupit dhe të shtriheni në një karrige për analiza gjinekologjike. Ai/ajo që merr provat, e që mund të jetë mami ose mjek, do t’u hap kujdesshëm vaginën me istrumente të zakonshme gjinekologjike që do të kenë temperaturën e trupit.

Se si do të merren provat deri diku edhe mund të varet nga shtëpia e shëndetit. Mënyra më e rëndomtë është me një shpatull druri ose plastike me të cilën u fërkojnë shtupën e mitrës e pastaj përdoret një furçë e vogël dhe e butë në pjesën e poshtme të kanalit të qafës së mitrës

Marrja e provës bëhet shpejt dhe rëndom merr vetëm disa minuta. Zakonisht nuk shkakton dhembje. Disa femra kanë një ndjenjë të pakëndshme por kjo u kalon shpejt.

Pyetje në të cilat do të përgjegjeni

Shpesh herë do t’u duhet të përgjegjeni në disa pyetje në lidhje me marrjen e provës, pyetje si p.sh.

  • kur ishte dita e parë e menstruacioneve të fundit, dhe a u kanë mbaruar menstruacionet
  • a përdorni mjete kontraceptive dhe cilat
  • a trajtoheni me hormone për shkak të problemeve klimakterike
  • a jeni shtatzënë ose keni lindur fëmijë vitin e fundit.

Të dhënat dërgohen me provën dhe ato do të lehtësojnë vlerësimet laboratorike.

Pas kontrollit mund të keni një gjakderdhje të vogël dhe të parrezikshme

Mukoza në qafë të mitrës është e ndjeshme prandaj pas kontrollës zakonisht mund të keni gjakderdhje por ato janë të vogla dhe të parrezikshme. Gjakderdhja u ndalet pas pak ditësh.

Edhe shtatzënat mund të lënë provë

Marrja e provës është fare e parrezikshme prandaj mund të bëhet edhe kur jeni shtatzënë. Zakonisht këshilloheni të lëni provën më së voni pas javës së 15 të shtatzënisë pasi që provat devijuese mund të jenë më të vështira për t’u hulumtuar në fazë më të vonshme të shtatzënisë.

Fäll ihop

Kur do të merrni rezultatin?

Kur do të merrni rezultatin?

Rezultatet në të shpeshtën e herave tregojnë se nuk ka ndryshime

Brenda gjashtë javësh ju do të duhej të merrni një letër me rezultatet, por ndodh që ndonjëherë ato të vonohen më shumë. Përafërsisht 95 nga 100 prova nuk tregojnë ndryshime në qeliza dhe vlerësohen si normale. Rezultatet do t’u dërgohen drejtpërdrejt nga laboratori në shtëpi.

Nëse keni dorëzuar provën në ndonjë repart gjinekologjik ose repart parandalues  (kontrceptiv) atëherë ai/ajo që u ka marrë provat do t’u dërgojë rezultatet.

Në raste të rralla prova nuk ka qenë e mundur të analizohet, për shembull nëse në provë ka patur shumë gjak menstruacionesh. Në raste të tilla do t’u ftojnë që sërish të lëni provë qelizash.

Nëse rezultatet tregojnë ndryshime në qeliza

Nëse rezultatet tregojnë ndryshime në qeliza atëherë do të analizoheni më tutje. Nëse ndryshimet në qeliza janë të lehta dhe ju jeni 30 ose 35 vjeçe, varësisht se ku jetoni në Suedi moshat kanë kufij të ndryshëm, atëherë prova do të bëhet drejtpërdrejt me një test virusal. Testi do të kontrollojë nëse keni ndonjë lloj të HPV, human papillomvirus, që paraqet rrezik për sëmurje nga kanceri në qafë të mitrës. Vetëm ata që kanë këtë lloj HPV duhet të vinë në analiza të mëtutjeshme. Nëse keni vetëm ndryshime të lehta në qeliza e që nuk përmbajnë këtë lloj virusi atëherë do të keni nevojë të bëni provën pas një viti.

Sa i përket të gjitha ndryshimeve në qelizë te femrat e moshës nën 30 ose 35 vjeçe ato do të këshillohen që të kontrollohen nga gjinekologu, mirëpo në disa qytete ndodh që t’u ftojnë që sërish të lëni prova të qelizave te mamia. Femra të moshave mbi 30 ose 35 vjeçe dhe që kanë tjera ndryshime në qeliza, përveç atyre të lehtave, këshillohen poashtu të bëjnë analiza te gjinekologu.

Marrja e provave në qeliza nuk ofron mbrojtje të plotë nga kanceri

Kontrollime të rregullta të provave të qelizave ofrojnë një mbrojtje të mirë nga kanceri në qafë të mitrës, mirëpo kjo nuk është mbrojtje e plotë. Nga kanceri në qafë të mitrës mund të sëmureni edhe nëse rezultatet e provave dalin normale, porse kjo është tejet e pazakonshme. Pos që të shkoni të leni provë qelizash me rregull do të duhej prandaj që gjithnjë të kërkoni përkujdes shëndetësor nëse keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale, nëse shpesh herë keni gjakderdhje në mes dy menstruacioneve apo nëse keni gjakderdhje pasi që menstruacionet t’u kenë mbaruar.

Ju mundeni çdoherë të telefononi këshilltarë shëndetësor për t’u këshilluar se kujt mund t’i drejtoheni.

Mund të ndjeheni e shqetësuar rreth marrjes së provave dhe rezultateve

Të lëni provë qelizash mund të jetë e mundimshme. Mund për shembull të ndjeheni e shqetësuar gjatë kohës që pritni rezultatet. Do të ishte mirë prandaj që të keni parasysh se marrja e provave është një mënyrë për t’u mbrojtur nga kanceri. Ndryshimet që zbulohen në më të shpeshtën e herave mund të hiqen me një intervenim të thjeshtë mjekësor dhe në këtë mënyrë ju parandaloni zhvillimin e kancerit për të ardhmen.

Është tejet e pazakonshme që provat të tregojnë se keni kancer të zhvilluar. Në ato raste të rralla që kanceri zbulohet me anë të marrjes së provave në qeliza, kanceri zakonisht është në një fazë shumë të hershme sa që trajtimi kundër tij do të jetë i thjeshtë dhe me më pak efekte anësore. Nëpërmjet provës së qelizës sëmundja ka mundur të zbulohet dhe rreziku të sëmureni seriozisht është zvogëluar dukshëm.

Ju vetë vendosni nëse dëshironi që provat të ruhen

Provat që leni gjatë marrje së provave në qeliza zakonisht ruhen. Për shembull prova të reja mund të krahasohen me të mëparshmet dhe të bëhen përcjellje të ndryshme. Provat pos kësaj mund edhe të përdoren për hulumtime shkencore ose qëllime tjera të miratuara nga komiteti për hulumtime etike shkencore. Nëse ju nuk dëshironi që prova të ruhet për të ardhmen ju këtë mund t’ia shprehni atij/asaj që u merr provat, dhe ato do të shkatërrohen.

Të dhënat mbi marrje të provave do të ruhen poashtu në një regjistër kualitativ dhe do të përdoren për të përmirësuar përkujdesin shëndetësor. Nëse nuk dëshironi që të dhënat mbi ju të përdoren për këtë qëllim ju mund të kërkoni që ato të shlyhen.

Fäll ihop
Skriv ut (ca 8 sidor)
Senast uppdaterad:
2016-11-15
Skribent:

Autor: Björn Strander, gjinekolog, Reparti Gjinekologjik, Kungshöjd dhe Regionalt Cancercentrum Väst, Göteborg

Redaktör:

Redaktor: 

Monica Wallenius, 1177 Vårdguiden

 
Granskare:

Kontrollues: Inga Sjöberg, gjinekologe och mjeke specialiste për lindje, Qendra shëndetësore Ersboda, Umeå

Illustratör:

Ilustrator: Kari C Toverud, ilustrator i autorizuar mjekësor, Oslo, Norvegji