Stroke (Pika në tru)
Stroke - slaganfall

Rezyme

Rezyme

Të dhëna të përgjithshme

Kur dikush goditet nga stroke (goditja në tru) atëherë ai person ka pësuar trombozë ose gjakderdhje në tru. Kjo shkakton mungesë oksigjeni në tru dhe në këtë mënyrë dëmtohen funksionet që dirigjohen nga ajo pjesë e trurit ku tromboza ose gjakderdhja ka ndodhur. Stroke rrezikon jetën prandaj dhe kërkohet trajtim i menjëhershëm.

Shumica e atyre që goditen nga stroke janë të moshës mbi 65 vjeçare, mirëpo edhe persona më të rinj mund të goditen. Rreziku është më i madh nëse p.sh. pini duhan, keni tension të lartë të gjakut, keni sasi të larta të yndyrës në gjak, vuani nga diabeti ose keni dridhje në barkushë të zemrës.

Zakonisht ata që goditen nga stroke vuajnë nga telashe të mëvonshme, por kjo ndryshon prej një personi te tjetri. Me ndihmë të përkujdesjes shëndetësore dhe rehabilitimit, për shumicën atyre që kanë pësuar nga stroke gjendja mund të përmirësohet ose të gjenden mënyra të reja për të kryer punë.

Simptomet

Kur dikush goditet nga stroke atëherë zakonisht ai person papritmas mund të ketë

  • mpirje ose paralizim fytyre, duarsh dhe këmbësh, në të shpeshtën e herave vetëm në njërën gjysmë të trupit
  • ta ketë vështirë të flasë ose të kuptojë çka thonë të tjerët
  • pamje të dëmtuar me njërin ose të dy sytë
  • vështirësi në të ecur
  • marramendje të pashpjegueshme, jostabilitet ose probleme me balancën

Pastaj edhe mund të paraqitet dhembje e fortë dhe e papritur koke e paprovuar më parë.

Trajtimi

Mundësia që simptomet të zhduken ose të përmirësohen është më e mirë nëse trajtoheni sa më parë.

Kur dikush pëson trombozë atëherë ai person zakonisht merr ilaçe që parandalojnë tromboza tjera. Mbase do të ketë nevojë të merren edhe ilaçe që tresin gjakun e mpikur, mirëpo kështu mund të bëhet vetëm nëse arrini që menjëherë pasi të jenë paraqitur simptomet të shkoni në spital. Kur dikush pëson gjakderdhje në tru atëherë ai person duhet të operohet.

Mbase do të nevojitet edhe trajtim tjetër, për shembull të merrni ilaçe për ulje të tensionit të gjakut.

Në të shpeshtën e herave duhet të qëndroni në spital një kohë për trajtim dhe rehabilitim.

Kur duhet të kërkoni përkujdesje shëndetësore?

Nëse ju vetë ose dikush në afërsi tuajën ka simptome për të cilat dyshoni se janë shkaktuara nga stroke ju menjëherë duhet të telefononi në 112.

Ju ndërkaq në çdo kohë mund të telefononi entet shëndetësore për t’u këshilluar.

Visa mer
Skriv ut
Publicerad:
2011-11-09